Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për pjesëmarrjen e Erion Veliajt në mbledhje

SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryebashkiaku Erion Veliaj të merrte pjesë në mbledhjen për buxhetin 2026.

Pas kërkesës me shkrim, firmosur nga 30 anëtarë të Këshillit Bashkiak, vjen dhe përgjigja negative nga SPAK.

Pjesë e përgjigjes:

"I burgosuri ka të drejtën të përfitojë leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit. Kjo periudhë përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit. Leja e veçantë për të dënuarinjepet nga Drejtori i Institucionit, ndërsa për të paraburgosurin jepet nga Drejtori i Institucionit, me pëlqimin paraprak të prokurorit.

U vendos mosdhënia e miratimit paraprak në lidhje me Kërkesën për Leje të Veçantë, përsa i përket pjesëmarrjes fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në datat 16-18 të muajit në vazhdim, të shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj"./l.f-dritare.net