Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arben Çeku: Lufta na ka gjetur të papërgatitur si ne, si Kosovën. Nuk na lë egoja për pushtet

Arben Çeku: Lufta na ka gjetur të papërgatitur si ne, si

Në një intervistë për “Dekalog” me Roland Qafokun në DritareTV, Arben Çeku theksoi rëndësinë e përqendrimit te paqja, ndërsa komentoi situatën e tensionuar mes Izraelit dhe Iranit, si dhe ndikimin që kjo mund të ketë për Shqipërinë dhe rajonin.

“Më e mira do ishte të flisnim për paqen sesa për luftën,” tha Çeku, duke shtuar se, megjithatë, kjo është një realitet i pashmangshëm që duhet marrë parasysh. Ai theksoi se “në këtë situatë ku ndodhemi ne edhe si shtet, por edhe si komb, duhet ta lexojmë në një mënyrë tjetër, sepse në fund të fundit do të shikojmë interesat tona kombëtare.”


Duke reflektuar mbi gatishmërinë e Shqipërisë ndaj zhvillimeve të fundit, Çeku shprehu keqardhje: “Na ka gjetur të papërgatitur e gjithë kjo që po ndodh rreth nesh. Në aspektin diplomatik, politik apo në aspektin ushtarak, të gjitha së bashku. Sepse neve nuk kemi një platformë të qartë.”

Një kritikë e fortë u bë edhe ndaj politikës së brendshme shqiptare dhe kosovare: “Egoja për pushtet, lufta për pushtet ka qenë më e madhe sesa lufta për shtet. Te neve lufta për pushtet është më e madhe sesa lufta për shtet.” Ai theksoi se kjo problematikë vlen si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën: "E shikoni se sa herë dështon Kuvendi i Kosovës për të zgjedhur një kryetar.”

Në fund, Çeku bëri thirrje për reflektim dhe përqendrim në interesin kombëtar: “Të gjithë duhet të kemi në vëmendje interesin tonë kombëtar, i cili nuk mund të them që është një pikëpyetje, por duhet ta rishikojmë në një këndvështrim të ri gjeopolitik dhe gjeostrategjik.”/K.C/dritare.net