Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

“Arrest në burg” për autorin e aksidentit tragjik në Vlorë, familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi

“Arrest në burg” për autorin e aksidentit tragjik në

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj, i cili më ka shkaktuar aksidentin e rëndë ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj.

Trupi gjykues pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës, ndërsa Bajramaj akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim automjeti në gjendje të dehur”. Gjatë seancës, i akuzuari është shprehur i penduar dhe ka kërkuar falje për ngjarjen tragjike që tronditi opinionin publik.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës, familjarët e Leandro Shametajt kërkuan drejtësi dhe dënim maksimal për autorin e ngjarjes. Daja i viktimës deklaroi për mediat se ligji duhet të ashpërsohet, duke e cilësuar rastin si “vrasje me dashje”, pasi Bajramaj po udhëtonte me shpejtësi rreth 200 km/h dhe nën efektin e alkoolit.

“Është e papranueshme të qarkullosh në bulevard me 200 km/h dhe i dehur. Kjo është vrasje me dashje. Kërkojmë drejtësi për Leandron”, u shpreh daja i 17-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ka ngjallur indinjatë dhe reagime të forta publike, duke rihapur debatin për ashpërsimin e ligjeve ndaj drejtuesve të mjeteve që shkaktojnë aksidente fatale nën ndikimin e alkoolit apo shpejtësisë tej normave të lejuara./L.F-dritare.net