Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama-Meloni, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Romë

Rama-Meloni, për herë të parë mbledhje e

Më 13 nëntor, qeveria shqiptare dhe ajo italiane pritet të zhvillojnë në Romë një mbledhje të përbashkët. Kjo është hera e parë që mes dy vendeve mbahet një mbledhje e përbashkët.

Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha që nga shëndetësia, energjia e mjedisi deri te industria e sigurisë apo rritja inteligjente.

Në këtë mbledhje do të ketë firmosje të disa marrëveshjeve dhe në fund një deklaratë të të dy kryeministrave Rama dhe Meloni./dritare.net