Ministri Gonxhja në Dubai: Ja për çfarë po bashkëpunojmë!
Dritare.net
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vizitoi Dubain, në kuadër të “Future Hospitality Summit”, ku takoi Ahmad Belhoul Al Falasi Ministrin e Sporteve të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Gonxhja shprehet se diskutuan mbi mundësitë për të forcuar diplomacinë sportive dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në fushën e sporteve elitare, eventeve ndërkombëtare dhe infrastrukturës sportive.
Ai vuri në dukje se Emiratet janë një model frymëzues në mënyrën se si sporti shndërrohet në instrument zhvillimi, diplomacie dhe promovimi global.
Postimi i plotë
Gjatë bisedës me H.E. Ahmad Belhoul Al Falasi, diskutuam mbi mundësitë për të forcuar diplomacinë sportive dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në fushën e sporteve elitare, eventeve ndërkombëtare dhe infrastrukturës sportive.
Emiratet janë një model frymëzues në mënyrën se si sporti shndërrohet në instrument zhvillimi, diplomacie dhe promovimi global, eksperiencë që mund të shërbejë si shembull për ambicien tonë për ta pozicionuar Shqipërinë si një destinacion të ri për ngjarje sportive ndërkombëtare.
Qëllimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë partneritete konkrete, të hapim rrugën për investime të reja dhe të zhvillojmë iniciativa që e shndërrojnë sportin në një urë të qëndrueshme bashkëpunimi, zhvillimi ekonomik dhe përfshirjeje rinore mes Shqipërisë dhe Emirateve./dritare.net