Bardhi nuk e lejon të drejtojë seancën, Peleshi: Po si nuk u lodhe o burrë!
E Hënë 19 Janar 2026, 17:05
Dritare.net

Që në nisje të seancës së parë për vitin 2026, sesioni parlamentar është shoqëruar me tensione të forta. Ndërsa kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, nisi fjalën e tij, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe kërkuan largimin e zv.kryeministres Belinda Balluku nga salla.
Gjatë përplasjes, Peleshi iu drejtua Gazment Bardhit me fjalët: “Si nuk u lodhe o burrë?”, ndërsa Bardhi iu përgjigj duke sfiduar drejtuesin e seancës: “Do kontrollosh ti Edi Ramën? Për kë kontroll po flet? Mblidh këshillin, dorëzoja drejtësisë”./K.C/dritare.net