Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bien akuzat e Berishës: Rama fluturoi me klasë ekonomike dhe hyri me ftesë në Champions League

Bien akuzat e Berishës: Rama fluturoi me klasë ekonomike dhe hyri me

Sali Berisha në një konferencë nga selia blu akuzoi kryeministrin Edi Rama se udhëtoi me charter për të ndjekur finalen e Champions League në Mynih. Madje, Berisha e shfrenoi fantazinë edhe më tej, duke thënë se kreu i qeverisë ka paguar biletë 40 mijë euro për të siguruar një vend në stadium për të parë përballjen mes Paris Saint Germain dhe Interit.

“Rama thuhet se me charter dhe me bileta që shkojnë tek 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen dhe doli me Nustretin e 1 mijë dollarëve bifteku, sigurisht si sheik shijon krimet e tij, monstruoze elektorale që ka bërë”, tha Berisha në konferencë.

Por në fakt, e vërteta është se kryeministri Rama jo vetëm nuk ka udhëtuar me charter, por as nuk ka shpenzuar atë shifër të majme për një biletë siç aludohet nga Berisha.

Në foto duket qartë bileta e avionit me të cilën ka udhëtuar kreu i qeverisë, k dallohet që është klase ekonomike. Dhe madje, në stadiumin Allianz Arena të Mynihut, Rama ishte i ftuar nga UEFA për të ndjekur finalen e Champions League./dritare.net