Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Ervin Salianji ka kaluar vijën e kuqe!

Berisha: Ervin Salianji ka kaluar vijën e kuqe!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën për shtyp të ditës së sotme, foli dhe për Ervin Salianjin.

“Akoma mendja tek Salianji. Po ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë. Po çfarë lidhje ka Salianji me këtë. Po Salianji ishte i burgosur politik kur u zhvilluan zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo?

Sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe. E kam thënë kur i ka kaluar linjat e kuqe. Kemi ca linja të kuqe. Jo, nuk ka një vendim, ka vetpërjashtuar veten. Sa herë të pyesni, këtë përgjigje do merrni. Po i kalove linjat e kuqe, i kalon”, tha Berisha./K.C/dritare.net