Dil nga Big Brother! Benita i thotë jo kërkesës së nënës!
Dritare.net
Një moment emocional është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosovë, ku për surprizë ka hyrë nëna e Benita Zenës. Gjatë takimit, ajo i ka kërkuar vajzës që të largohet nga gara dhe të kujdeset për të, duke theksuar se nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka nevojë për praninë e saj.
Nëna u shpreh se lidhja mes tyre është shumë e fortë dhe se për këtë arsye dëshiron që Benita të dalë nga shtëpia sa më parë.
Megjithatë, Benita refuzoi të largohej, duke deklaruar se e njeh mirë të ëmën dhe se arsyeja nuk lidhet realisht me gjendjen shëndetësore, por me pakënaqësinë e saj ndaj lojës që ajo po zhvillon në shtëpi.
Konkurrentja theksoi disa herë se nëna e saj është mirë dhe i kërkoi asaj që ta lejojë të vazhdojë garën.
Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se cili do të jetë vendimi përfundimtar i Benita Zenës dhe si do të ndikojë kjo ngjarje në rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosovë.