
Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të krijohet qeveri teknike!
E Premte 23 Maj 2025, 13:01
Dritare.net
Sali Berisha sot në një konferencë për median kërkoi zgjedhje të parakohshme, me arsyetimin se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit.
"Kërkojmë zgjedhje të parakohshme dhe vetëm të parakohshme. Kërkojmë qeveri teknike me agjendë të përcaktuar, problemet që lidhen me procesin e integrimit dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është kërkesa jonë, për të cilën do të luftojmë me të gjithë mbështetësit tanë dhe me miqtë tanë në Europë dhe botë", u shpreh Berisha sot në konferencë për median./L.F-dritare.net

















