Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha sulmon SPAK-un: Drejtësia në shërbim të kartelit Troplini

Berisha sulmon SPAK-un: Drejtësia në shërbim të kartelit

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitjeje" për çështjen e aferës së Ish-Klubit "Partizani”. Para godinës së SPAK-ut, Berisha u prit nga një grup mbështetësish të cilët ndonëse më të paktë në numër.

Krah Berishës ishin edhe disa nga aleatët e tij më besnikë në politikë, mes të cilëve Flamur Noka, Klevis Balliu, Luçiano Boçi dhe Tritan Shehu.

Pas daljes nga Prokuroria, Berisha foli për gazetarët dhe sulmoi sërish drejtësinë dhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

“Do shpallet seksion i kartelit Troplini, i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, Portin e Durrësit. Në shënimin që i lash Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani do ta quajmë Altin Troplini,” u shpreh Berisha para gazetarëve./K.C/dritare.net