Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sali Berisha reagon për humbjen e Fatos Nanos!

Sali Berisha reagon për humbjen e Fatos Nanos!

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-liderit socialist Fatos Nano. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se Nano do të kujtohet për meritën e tij, lidhur me reformimin e Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

Postimi i plotë:

Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!/dritare.net