Seanca maratonë, ja kur do ta shpallë Gjykata Kushtetuese vendimin për Erion Veliajn!
Dritare.net

Prej rreth shtatë orësh, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra dhe për dekretin e Presidentit për zgjedhje të parakohshme në Tiranë. Pas marrjes së konkluzioneve të palëve, gjykata është tërhequr për vendim ndërsa kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se data dhe ora për shpalljen e vendimit do të njoftohet në vijim.
Që prej arrestimit më 10 shkurt, kjo ishte shfaqja e parë publike e Veliajt, i cili gjatë fjalës së tij theksoi se mandati i tij kushtetues nuk mund të ndërpritet nga askush para përfundimit të afatit, përveç rasteve kur ka shkelje të rënda të Kushtetutës. Nga Veliaj u kërkua që Kushtetuesja të pranojë kërkesën e tij, duke argumentuar se shkarkimi nga Këshilli Bashkiak dhe nga Këshilli i Ministrave është i padrejtë. Më pas, përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave u kërkua që të pranohet kërkesa për shkarkimin e Veliajt, me arsyetimin se ai është shkarkuar sipas ligjit, për shkak se qeveria i është bindur Këshillit Bashkiak për ta larguar nga detyra, pasi mungoi në punë për tre muaj, mbështetur në Ligjin për Qeverisjen Vendore.
Ndërkaq, Presidenca theksoi se nuk i takon të trajtojë konfliktin mes Qeverisë dhe Veliajt, por vetëm pjesën e dekretit, i cili është nxjerrë në bazë të procedurave administrative, pasi sipas përfaqësuesve të presidentit, dekreti për zgjedhjet në Tiranë është i bazuar në shkarkimin e bërë nga Këshilli i Ministrave.
Çfarë mbetet për t’u parë është se kur do të mblidhet trupa kushtetuese për të dhënë vendimin përfundimtar. Sipas asaj që deklaroi Holta Zaçaj, sot nuk do të ketë vendimmarrje dhe vendimi pritet të merret gjatë javës së ardhshme./dritare.net