Berisha–Spiropalit: More përpjetë! Vije si nuse, mendove se do të zëvendësoje Ballukun!
Dritare.net

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i tha Elisa Spiropalit se je një viktimë e Belinda Ballukut.
Berisha i tha Spiropalit se u gëzove për largimin e Ballukut se mendoje se do të merrje vendin e saj, por harrove që Albana Koçiu ishte kloun i Ballukut.
“Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korbë e zezë, ti na vije si nuse e veshur me të bardha. Po pse ca kujton ti se hante bar Lubia? E ke nga vetja jote. Jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoje se tani do bëheshe ti zv.kryeministre. Nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra kloni i lubisë. Ke problem të madh në shkenca. Për Berishën, Rama të lartësonte njësoj si këtë klonin e Lubisë. More përpjetë, iku Lubia, unë do jem Lubia juaj u thoshte. Të dhanë atë që meritove”, tha Berisha.
Ndërkohë Spiropali iu përgjigj: Replika ishte me Këlliçin, jo me deputetin Berisha që nuk lë radhë për t’iu marrë fjalë deputetëve të tij, unë tani replikën e kam me Berishën. Nuk e dija, por shkakton emocion që do kthehem të bëj replika me Berishën. Të gjitha e kanë nga vetja Sali, ti nga vetja, unë nga vetja. Për veten vetëm mbajmë përgjegjësi mbi këtë dhe. Ta bëjmë analizën, të shohim, ku jemi e ku ishim e të shohim edhe për të ardhmen. Ti nuk lëviz do më një gur, jo të lëvizesh me njerëz nga qeveria, vetja është ajo që na sjell ku jemi, vetëm për veten mbajmë përgjegjësi.