MEPJ thirrje shqiptarëve në Iran: Kontaktoni Ambasadën në Ankara për udhëtime drejt Shqipërisë
Dritare.net

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë një thirrje për shqiptarët që ndodhen në Iran.
Ata këshillojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.
“Komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.
Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat:
+90 (534) 080 37 65
+90 (549) 561 19 85
Si dhe përmes Email: [email protected]
MEPJ është në ndjekje të vazhdueshme të zhvillimeve në rajon dhe do të informojnë në vijimësi qytetarët shqiptarë”, thuhet në njoftim./dritare.net