Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës. Diskutim me Blerina Gjylametin!
E Mërkurë 4 Mars 2026, 15:03
Dritare.net
Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetë e Tiranës por edhe me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës.
Në mbledhje u diskutua për punët e bashkisë, pasi kryebashkiaku Veliaj ndodhet prej më shumë se një viti në burg.
Rama u dha porosi socialistëve të afrojnë sa më shumë njerëz në parti dhe të jenë më prezentë në terren.
Pas përfundimit të mbledhjes kryeministri doli duke folur në telefon, ndërsa pati edhe një diskutim me deputeten Blerina Gjylameti./L.F-dritare.net