Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë vishet kuqezi!
E Premte 28 Nëntor 2025, 21:09
Dritare.net

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar, duke u veshur e gjitha kuqezi.
Kjo ka ardhur në shenjë urimi në ditën e Pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912 për Shqipërinë. Burj Khalifa, e ndërtuar në vitin 2010, herë pas here ndryshon edhe pamjen e jashtme për të përcjellë mesazhe të rëndësishme, si ky për Shqipërinë.
Shqipëria feston sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërsa autoritetet më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës ngritën në Vlorë në një ceremoni festive flamurin kuqezi./dritare.net
View this post on Instagram