Dita e Pavarësisë/ Paradë me makina dhe spektakël fishekzjarresh në Fier!
E Premte 28 Nëntor 2025, 21:09
Dritare.net

Atmosfera festive e Ditës së Pavarësisë vijon në qytetin e Fierit. Dhjetëra qytetarë me flamuj në automjetet e tyre kanë përshkuar qendrën e qytetit, duke ndjekur traditën e përvitshme.
Qytetarë të grupmoshave të ndryshme i kanë përshëndetur duke iu bashkuar ritmit të festës mbarëshqiptare.

Ndërkohë parada e automjeteve është shoqëruar edhe me një spektakël fishekëzjarresh duke e bërë atmosferën edhe më elektrizuese./dritare.net