Rama ndan fotot nga mbrëmja tradicionale kuqezi për Ditën e Pavarësisë!
E Premte 28 Nëntor 2025, 22:10
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një postim në lidhje me mbrëmjen tradicionale kuqezi të organizuar për Ditën e Pavarësisë.
Ky aktivitet, që kombinon traditën dhe festimin e Ditës së Pavarësisë, u vlerësua për organizimin e veçantë dhe për dimensionin simbolik, duke forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
"Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës", shkruan Rama./dritare.net