
Dalin fotot/ Ja me kë u takua Rama këtë pasdite në Tiranë!
E Enjte 3 Korrik 2025, 00:12
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë pasdite në takim deputetët e sapozgjedhur të qarkut të Tiranës, së bashku me përfaqësues të Bashkisë Tiranë.
Sipas burimeve të sigurta, qëllimi kryesor i këtij takimi është koordinimi i punëve dhe prioritetet që lidhen me zhvillimin dhe menaxhimin e kryeqytetit.
Takimi po zhvillohet në një prej hoteleve të Tiranës, ku në mesin e të parëve që mbërritën ishte ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, i cili në 11 maj u zgjodh për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë./K.C/dritare.net

















