
Pas zërave të shumtë që qarkulluan së fundmi në rrjetet sociale, ku aludohej për një ndarje mes Olsi Bylykut dhe partneres së tij, Denada Lura, aktori ka zgjedhur të japë një përgjigje të qartë përmes një postimi në Instagram.
Në një Story të publikuar mbrëmjen e djeshme, Olsi ndau një foto të realizuar në studio, ku shfaqet përkrah Denadës.
Në sfond të fotos vihet re një ekran televizori ku transmetohet një video me titullin: “Olsi Bylyku dhe… i japin fund lidhjes?”. Aktori ka zgjedhur ta shoqërojë këtë pamje me një emoji që qesh, duke ironizuar qartësisht lajmet e rreme dhe duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tij me Denadën nuk ka pësuar asnjë krisje./K/C/dritare.net

















