Na ndiqni edhe në

Opinione

Nuk bëra kurrë kompromis me ndërgjegjen. Deputetja që largohet me dinjitet!

Nuk bëra kurrë kompromis me ndërgjegjen. Deputetja që

Nga Dhurata Cupi Tyli

Prej vitit 2016,kam patur krenarinë të jem përfaqësuese e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, forcës politike që mbart idealet e lirisë dhe të shërbimit ndaj qytetarëve.
Kjo parti më ka formuar politikisht, por mbi të gjitha më ka mësuar se përballë çdo vështirësie duhen mbrojtur parimet dhe jo interesat personale.

Nuk kam kursyer as kohë, as zemër, as forcë për t’i shërbyer njerëzve që më besuan, edhe atyre që nuk më votuan, duke besuar fort që politika ka qenë gjithmonë përgjegjësi dhe përkushtim për të mirën e përbashkët.


Nuk kam bërë asnjë kompromis me ndërgjegjen dhe atë çka kam besuar. Gjatë këtyre viteve kam folur me zë të lartë për çështjet që na prekin, por edhe kam heshtur kur duhej të dëgjoja më shumë. Kam ngritur zërin për të pambrojturit, për gratë, të rinjtë, për ata që ndihen shpesh të harruar nga politika. Kam qenë aty, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra.
Faleminderit Partisë Demokratike për besimin, faleminderit kolegëve për bashkëpunimin dhe faleminderit mbi të gjitha Ju, qytetarëve, për çdo fjalë mbështetjeje, për çdo kritikë që më ka bërë më objektive.
Do të jem gjithmonë aty ku kërkohet zëri i arsyes, forca e së vërtetës dhe bindja se fitorja e Partisë Demokratike duhet të ndodhë për të mirën e Shqipërisë tonë.
Nga viti 2016
Deputete
Zv/kryetare e Komisionit të Ligjeve.
Bashkëkryetare e komisionit pêr Reformen Territoriale.
Kryetare e Aleancës së grave Deputete.
Kryetare e Këshillit të Legjislacionit.
Anëtare e disa komisioneve Hetimore....