Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Deklarata e fortë e Belerit: Çamët bashkëpunuan me nazistët!

Deklarata e fortë e Belerit: Çamët bashkëpunuan me

Fredi Beleri i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV foli për çështjen çame. I pyetur nëse mendon se kjo çështje do të zgjidhet ndonjëherë, veçanërisht aspekti i pronave dhe njohja e gjenocidit, Beleri mbajti një qëndrim që reflekton linjën e ashpër të nacionalizmit grek, duke mohuar termin 'masakër' ndaj civilëve të pafajshëm dhe duke e justifikuar dëbimin me akuzën e kolaboracionizmit.

"Kanë bashkëpunuar me okupatorët nazistë. Kush ka bashkëpunuar, është padiskutueshme', deklaroi Beleri. Ai bëri një paralelizëm me dëbimin e gjermanëve nga Polonia apo Çekosllovakia pas Luftës së Dytë Botërore, duke e inkuadruar dëbimin e çamëve si pjesë të spastrimeve të pasluftës ndaj popullsive që konsideroheshin bashkëpunëtore të boshtit. Kur gazetari Qafoku i kujtoi dëshmitë rrëqethëse të grave dhe fëmijëve të masakruar, apo figurën e Nuredin Dinos, Beleri insistoi se ka 2000 vendime gjykatash greke për krime lufte.

Lidhur me pronat, Beleri tha. "Çështja e pronës besoj se brenda BE-së do zgjidhet. Nëse gjykata greke i diskriminon, ata kanë Strasburgun', tha ai./dritare.net