Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Foltorja e Mirditës është foltorja e jetës sime për demokracinë dhe Shqipërinë!

Berisha: Foltorja e Mirditës është foltorja e jetës sime

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me demokratët në Mirditë, ku mbajti një fjalim të ashpër ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Berisha u shpreh se Mirdita ishte zgjedhja e tij për të çelur foltoren e dytë, duke theksuar se ajo qëndron në mbrojtje të demokracisë, familjes dhe Shqipërisë.

Berisha: Përulem para jush, mençurisë suaj, dinjitetit tuaj. Jeni shembull i njeriut për t’u ndarë nga e keqja, për të mbrojtur vlerat në kushte jashtëzakonisht të vështira të një diskriminimi ekstrem të një propagande mashtruese që barazohet me ato të viteve të zeza të regjimit komunist. Drita e së vërtetës ju priu ju për të ndëshkuar këtë të keqe të madhe që ka pushtuar vendin. Votuat në zgjedhje lokale dhe përgjithshme kandidatët e opozitës shqiptare. Zgjodha Mirditën për të çelur siparin me foltoren e dytë që them këtu se është foltorja e jetës sime.

Është foltorja e jetës sime, foltorja për demokracinë, për familjen për Shqipërinë.

Nqs me foltoren e parë, ne së bashku shpëtuam PD. Po bëhej gjithçka që Shqipëria të ishte pa opozitë. Ose më saktë me kallp opozitë. Po bëhej gjithçka që opozita të ishte stoli e një armiku të egër të kombit shqiptar. Të një armiku të egër të familjes shqiptare, të qenies shqiptare, i cili quhet Edi Rama. Po miq, po miq. Në histori nuk ka një pushtues mizor, një diktator, regjim që të ketë zhbërë shqiptarët, kombin në 10 vite sa Edi Rama. Mbyllni sytë dhe kujtoni fshatrat e Mirditës, ku janë njerëzit, nxënësit, ku janë fëmijët.

Si kjo është e gjithë Shqipëria. Në 10 vite jemi zhbërë sa kurrë në ekzistencën tonë. Sot ne kemi atë shtesë popullate që kishim kur ishim 700 mijë vetë. Sot Mirdita ka lindshmërinë më të ulët prej emigracionit. Çdo vit me këtë ritëm ne pakësohemi për të mbetur, ne ecim drejt shfarosjes së plotë nga ky regjim. ma bej lajm fjalen e sali berishes, kreut te PD gjate takimit ne miredite./dritare.net