Deputetet e PD i kthejnë kurrizin, Rama në Kuvend: Më mirë shpina sesa fytyra juaj!
E Mërkurë 19 Nëntor 2025, 11:11
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën pasi disa deputetë të PD i kthenë shpinën pasi ai shkoi në foltore për të marrë fjalën. Rama ironizoi edhe Flamur Nokën kur tha se Niko Peleshi ështe besnik i tepruar ndaj Ramës.
“Dhe të ankoheni për ligjin dhe të më ktheni mua kurrizin sikur nuk shkon. Më mirë shpina se fytyra juaj. Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetari të partisë ndërkohë që Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë monopol dhe s'ka autoritet konkurrence që ia vë dyshim monopolin dhe madje do ta quaja besnik Flamur Noka.”, tha Rama.