Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Moti i keq/ Evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq/  Evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë sot qarkun e Shkodrës, duke bllokuar disa banorë dhe familje në fshatin Nderlysaj, në Theth.

Ministria e Mbrojtjes njofton se ekipi i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile ka ndërhyrë në terren dhe ka evakuuar banorët e familjet e bllokuara, duke eliminuar çdo rrezik për jetën e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar, Bashkia e Shkodrës po merr masat për lirimin e rrugëve dhe rikthimin e normalitetit në qarkullimin e transportit.

Më herët, u raportua se 5 mjete ishin bllokuar në aksin rrugor Breg Lumi-Theth për shkak të motit të keq./K.C/dritare.net