
Të dielën, më 11 maj, Shqipëria voton dhe Dritare Televizion do të jetë në transmetim të pandërprerë për të sjellë çdo zhvillim në kohë reale. Nga ora e parë e hapjes së qendrave të votimit e deri në shpalljen e rezultateve, mos e humbisni maratonën informative dhe analitike që do t'ju mbajë të përditësuar për gjithçka që ndodh në të gjithë vendin.
Gazetarët tanë në terren, të ftuarit në studio, analizat politike dhe lidhjet direkte nga të gjitha qarqet do të sjellin një pasqyrë të qartë dhe të paanshme të ditës së zgjedhjeve. Ky është një transmetim që nuk duhet humbur nga askush që kërkon informacion të besueshëm dhe analizë të thelluar./dritare.net

















