Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dibra ia kalon Tiranës për pjesëmarrje! Vlora me nivelin më të ulët

Dibra ia kalon Tiranës për pjesëmarrje! Vlora me nivelin më

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat zyrtare të pjesëmarrjes në votime deri në orën 17:00. Deri në këtë moment kanë votuar 41.24% e zgjedhësve.

Dibra kaloi në krye me 48.4%, duke lënë pas Tiranën me 47.14% dhe Kukësin me 45.66%. Në fund të listës mbetet Vlora me 29.47%.

Në qytetin bregdetar po mbahet edhe gara sportive e Giro d’Italia, e cila ka ‘paralizuar’ një pjesë të qarkullimit. PS kishte kërkuar shtyrjen e orarit të votimit në qarkun e Vlorës, deri në 22:00, por PD ishte kundër. Komisioni Rregullator u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e PS, por mbledhja dështoi pasi u larguan 2 anëtarët e opozitës dhe nuk u plotësua kuorumi./L.F-dritare.net