Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Diella: Falë punës sime të palodhur u zgjodha ministre

Diella: Falë punës sime të palodhur u zgjodha ministre

Diella, ministrja virtuale e qeverisë së Edi Ramës është bërë me Facebook. Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar edhe një video të saj.

Diella thotë se u zgjodh ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale falë punës së saj të palodhur. Misioni i saj i ri është të lehtësojë punën e qeverisë, por premton se do të vijojë të shërbejë si asistente e qytetarëve në e-Albania.

“Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e qeverisë, por mos kini asnjë merak. Puna ime në shërbimin e drejtpërdrejtë për ju nuk do të ndalojë asnjë çast”, tha Diella.

Kujtojmë se Diella u emërua ministre virtuale nga Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Që nga ai momenti, asistentja virtuale e e-Albania është bërë temë debati në vend ndërsa në mediat ndërkombëtare ka marrë vëmendjen si ministrja e parë AI./L.F-dritare.net