Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E pickoi nepërka, Forca Ajrore i vijnë në ndihmë qytetarit nga Kosova. Ja pamjet!

E pickoi nepërka, Forca Ajrore i vijnë në ndihmë qytetarit

Forca Ajrore e Shqipërisë i është përgjigjur menjëherë një thirrjeje për ndihmë, duke ndërhyrë në kohë për të shpëtuar jetën e një shtetasi nga Kosova, i cili ishte pickuar nga një gjarpër helmues i llojit nepërkë, në zonën malore të Currajve të Epërm.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 14:30, në një terren të vështirë malor, në shtegun midis Curraj të Poshtëm dhe Curraj të Epërm, rreth një kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve.

Pas marrjes së njoftimit nga Ekipi i Kërkim–Shpëtimit të Kosovës, një helikopter i Forcës Ajrore u vu menjëherë në dispozicion dhe, në bashkëpunim me autoritetet vendore, bëri të mundur transportimin e të lënduarit drejt spitalit të Bajram Currit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe bashkëpunimit mes ekipeve shqiptare e kosovare, shtetasi i plagosur ndodhet tashmë në gjendje të stabilizuar./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)