Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama për Fatos Nanon: Lamtumirë kryetar!

Edi Rama për Fatos Nanon: Lamtumirë kryetar!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot me një mesazh të shkurtër, pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkroi:

“Lamtumirë kryetar!”, një frazë që përmban brenda saj ndjenjë respekti dhe simbolikën e një epoke të tërë në historinë e së majtës shqiptare.

Fjalët e Ramës, të shoqëruara me një fotografi të thjeshtë bardhezi të ish-kryeministrit Nano, janë interpretuar si një homazh i përmbajtur, por plot domethënie, për njeriun që dikur e afroi vetë në politikë dhe i hapi rrugën drejt drejtimit të Partisë Socialiste.

Fatos Nano, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë, ishte një nga figurat më të spikatura të tranzicionit politik shqiptar. Ai shërbeu disa herë si Kryeministër i Shqipërisë, dhe për më shumë se një dekadë ishte kryetar i Partisë Socialiste, duke luajtur një rol kyç në konsolidimin e forcës së majtë pas rënies së komunizmit./L.F-dritare.net