Çështja ‘Balluku’, PS kundër kërkesës së SPAK për arrestimin: Mjafton pezullimi
E Hënë 23 Shkurt 2026, 15:03
Dritare.net
PS dhe PD do të dalin me dy raporte për rastin e Belinda Ballukut. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve tha se masa e pezullimit për Belinda Ballukun është e mjaftueshme, duke mos pranuar kërkesën e SPAK, për heqejn e imunitetit dhe arrestimin e saj.
Raportin e socialistëve do ta hartojë kryetari i Komisionit të Ligjeve. Njëherazi edhe anëtar i Këshillit të Imunitetit. Ndërkohë, opozita do të hartojë raportin e saj, të cilat më pas i kalohen Kuvendit dhe votimi pritet të bëhet në seancën në e 5 marsit./L.F-dritare.net