Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rudina Xhunga: Brezi i ri do ta ndryshojë median nëse mëson ta dojë shqipen!

Rudina Xhunga: Brezi i ri do ta ndryshojë median nëse mëson ta

Rudina Xhunga në intervistën e dhënë për Revistën Mapo, thotë se ndikimi i saj në median shqiptare nuk ka qenë përmes deklaratave apo analizave mbi drejtimin e tregut mediatik, por përmes punës së përditshme me gazetarët e rinj.

“Nuk përpiqem të rregulloj median në Shqipëri. Por të ndikoj te gazetarët e rinj. Aq sa kemi debat me Dritanin se thotë harxhon shumë kohë. Në fillimet tona mua më duhej tërë kohës të korrigjoja gabimet. Kisha një urrejtje të madhe për gabimet. Vazhdoj dhe e kam.”

Ajo tregon se përpjekja e saj ka qenë t’u mësojë bashkëpunëtorëve dashurinë për shqipen dhe për gazetarinë.

“Në fakt unë doja t’i mësoja njerëzve që punonin me ne, dashurinë për shqipen. Duhet ta duash shqipen. Tregon respekt për veten. Siç kam dashur t’i mësoj dhe dashurinë për gazetarinë. Dhe ky ka qenë ndikimi në media në Shqipëri.”

Sipas saj, media zhvillohet përmes njerëzve dhe jo përmes teorive.

“Deri këtu unë nuk ndërhyj të bëj analiza dhe t'u them njerëzve si do zhvillohet media. Media do zhvillohet nëpërmjet njerëzve. Unë dua të ndikoj te njerëzit. Pa pasur një drejtim shkolle, një universitet apo akademi. Unë i mësoj duke qenë këtu.”

Rudina Xhunga thekson se çdo gazetar që ka punuar me të, pavarësisht marrëdhënies personale, ka vazhduar të jetë pjesë e profesionit.

“Çdo njeri që ka punuar me mua, më do apo s’më do mua, është gazetar përsëri.”- thotë Rudina Xhunga në intervistën e dhënë për Revistën Mapo./dritare.net