Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë tha kandidati për ambasador për investimet e dhëndrit të Trump në Shqipëri

Çfarë tha kandidati për ambasador për investimet e
Kandidati për ambasador amerikan në Shqipëri, Eric Wendt i propozuar nga Donald Trump, ka komentuar në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan edhe për investimet e familjes Trump në Shqipëri, duke theksuar se çdo proces duhet të ndjekë ligjin dhe institucionet përkatëse.

Gjatë seancës dëgjimore, ai u pyet lidhur me këto investime, ndërsa në përgjigjen e tij diplomatike u shpreh se nuk ka informacion të drejtpërdrejtë për to dhe se çështje të tilla duhet t’u drejtohen vetë palëve të përfshira. Ai theksoi se prioritet i tij do të jetë zbatimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, duke vlerësuar edhe rolin e SPAK.

“Nuk jam i njohur me investimet e familjes Trump në Shqipëri, por nëse ka pyetje për veprime ndërpersonale ia drejtoni atyre. Puna ime është të sigurohem që gjithçka të bëhet në mënyrën më të mirë dhe të ndiqet ligji. Për korrupsionin jam dakord që SPAK ka qenë efektiv. Mezi pres të shkoj aty që të kuptoj vërtet çfarë po ndodh dhe çfarë nuk po ndodh”, u shpreh kandidati./K.C/dritare.net