Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Zgjohuni të na zgjoni/ Historia e pabesueshme e gjumit që të mban gjallë!

Zgjohuni të na zgjoni/ Historia e pabesueshme e gjumit që të mban

Nga Walter Veltroni, Corriere Della Sera

Duket si një përrallë e zezë. Por kjo ndodh në realitet. Uppgivenhetssyndrom, ose "Sindroma e dorëheqjes". Kështu e quajnë në Suedi. Në atë vend, kush e di pse vetëm në atë vend, që prej fillimit të mijëvjeçarit të ri, në qindra raste, u shfaq një sindromë e panjohur. Një patologji, le ta quajmë tani për tani, e cila ka prekur qindra fëmijë midis 8 dhe 15 vjeç, të cilët së pari bien në një gjendje pafuqie dhe më pas letargjie, katatonie. Dhe ata flenë, flenë me muaj ose vite.

Kjo lidhej veçanërisht me djem dhe vajza që mbërrinin në Suedi nga republikat e ish-BRSS, nga vendet e Ballkanit dhe së fundmi, djem me origjinë yazida. Disa raste janë shfaqur edhe në Australi, përsëri midis fëmijëve emigrantë.

Zgjohuni të na zgjoni/ Historia e pabesueshme e gjumit që të mban

Nuk është virus, nuk është problem gjenetik. Por, është një reagim ndaj dhimbjes, ndaj frikës. Një artikull i gjatë në “New Yorker” dhe një dokumentar « Të mbingarkuar nga jeta» treguan natyrën e këtij fenomeni. Fëmijët që bien në gjumë janë të gjithë fëmijë të emigrantëve.

Në shumicën e rasteve, ata ishin dëshmitarë të një dhune të tmerrshme në vendet e tyre, ku kishin përjetuan klimën e terrorit që i shtyu familjet e tyre të ndërmerrnin një udhëtim të gjatë dhe shpesh të frikshëm.

Zgjohuni të na zgjoni/ Historia e pabesueshme e gjumit që të mban

Dhuna hyri në jetën e tyre në formën e përvojës së drejtpërdrejtë, në sytë e një fëmije që sheh vdekjen dhe në ndarjen e një ankthi, të një paniku që shqetëson bërthamën familjare, duke i detyruar ata të lënë vendin e tyre, marrëdhëniet e tyre shoqërore dhe të emigrojnë në vende të panjohura: peizazhe të tjera, gjuhë të tjera, kultura të tjera, njerëz të tjerë.

Por, edhe pasi ata ia kanë arritur qëllimit, ankthi nuk ndalet së ndjekuri fëmijët dhe prindërit e tyre. Në pritje të shtetësisë, Suedia e ka kufizuar shumë hyrjen në vend për azilkërkuesit dhe kjo është bërë për familjet e emigrantëve një makth. Fëmijët janë të tmerruar nga kthimi në vendin e dhunës nga ku u larguan, pasi shpesh nëna është përdhunuar ose babai është rrahur përpara tyre, ose kërkimi i vazhdueshëm për një vend në Tokë ku ata të kenë të drejtën për të jetuar.

Fëmija nuk simulon, mjekët na sigurojnë për këtë, prindërit mundohen t’i ushqejnë me tuba, në mënyrë që të mos humbasin tonin muskulor. Fëmija ndjen një klimë frike në shtëpi, ndjen rrezikun dhe shkakton mbrojtjen e tij ekstreme, atë të arratisjes në një gjumë që është strehë, ikje dhe rehati.

Analistët thonë se, ky është kontributi i vetëm që një fëmijë mund të japë për sigurinë e familjes së tij. Çfarë mund të bëjë një fëmijë, përpara frikës nga e ardhmja, nëse nuk kristalizon të tashmen në formën e vetme që i lejohet? Fëmijët gjithmonë mbrojnë të rriturit, në momentet më të vështira. Ata ndihmojnë si të munden, edhe kur flenë.

Zgjohuni të na zgjoni/ Historia e pabesueshme e gjumit që të mban

Dokumentari mbi sindromën tregon dy raste. Në rastin e parë, kërkesa për azil u refuzua. Fëmijës së parë që flinte iu bashkua edhe motra më e madhe. Dhe tani ata flenë bashkë. Familja e dytë në të kundërt, mori letrën që i jepte të drejtën për të qëndruar dhe prindërit ia lexuan vajzës së tyre që kishte fjetur me muaj. Pak nga pak vajza e vogël filloi të kthehej në jetë.

Mjekët pohojnë se të vegjlit, nga gjumi, perceptojnë atmosferën e familjes. Ata e ndiejnë atë nga toni i zërave të tyre, nga gjestet e kujdesit që marrin. Qetësia është ajo që iu jep sinjalin për t’u zgjuar.

Një nga fëmijët që 'u zgjua' tha për New Yorker: "Isha jashtë vullnetit, isha shumë i lodhur. Ndihesha sikur isha brenda një kafazi me xham të hollë në det. Në rast se flisja apo lëvizja xhami do të ishte thyer dhe uji do të më kishte vrarë, çdo lëvizje mund të më vriste ”.

Zgjohuni të na zgjoni/ Historia e pabesueshme e gjumit që të mban

Mbrojtja e vetvetes dhe familjes, nevoja për siguri dhe qetësi. Kjo është ajo që kërkojnë fëmijët që bien në gjumë. Borëbardha nuk ka asnjë lidhje me të. Nuk ka mollë të magjepsur dhe princa të kaltër. Këtu ekziston dhimbja dërrmuese e jetës nga traumat e prodhuara jo nga fatkeqësitë, por nga njeriu.

Përvoja e traumës së prodhuar nga qenie të tjera njerëzore, veçanërisht nëse jetohet në rini, lë një ndjenjë terrori të pandreqshëm. Kërcënimi nuk është një përmbytje, por është njeriu dhe shpesh, ai është njeriu tjetër që mban pushtetin. Fuqia e forcës, e dhunës. Fuqia për të ndryshuar fatin tënd dhe të familjes tënde.

Zgjohuni të na zgjoni/ Historia e pabesueshme e gjumit që të mban

Por mbase është pikërisht bota e të rriturve, ajo e pushtetit, e cila vuan nga "sindroma e dorëheqjes", duke pranuar parimet elementare të njerëzimit të shkelen nga ankesat e përshtatshmërisë ose, më keq, të pëlqimit të paqëndrueshëm.

Elie Wiesel, një i mbijetuar i Holokaustit, përpara një fëmije të varur që nuk mund të vdiste, mendoi: "Ai ishte ende gjallë kur kalova pranë tij. Gjuha ishte akoma e kuqe, sytë ende nuk ishin shuar. Pas meje dëgjova njeriun e zakonshëm të pyeste: Ku është Zoti atëherë? Dhe ndjeva një zë tek unë duke iu përgjigjur. Ku është? Këtu është: është varur atje."

Fëmijët kuptojnë shumë më tepër nga sa mendojnë të rriturit dhe mendja e tyre, veçanërisht në këtë periudhë të jetës, ku mendja e tyre përshkohet nga një stuhi ëndrrash dhe mostrash, dëshirash dhe frikëra, të gjitha ekstreme.

Ata fëmijë që flenë pa e ditur, duan të shpëtojnë botën. "Dorëheqja" e tyre është një britmë.

Është një apel për të gjithë ata që nuk japin dorëheqjen.

Zgjohuni të na zgjoni!/Përktheu:Malvina Tare/dritare.net