Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kriza e çmimeve, Rama: Prioritet pensionistët, jo bizneset

Kriza e çmimeve, Rama: Prioritet pensionistët, jo bizneset

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë për ndërhyrje të menjëhershme për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, duke propozuar një paketë fiskale lehtësuese për qytetarët dhe bizneset.

Në reagimin e saj, organizata kërkon që të gjitha të ardhurat shtesë që mblidhen në buxhet nga TVSH-ja mbi çmimet e rritura të karburanteve, krahasuar me periudhën para krizës, të rikthehen drejtpërdrejt te konsumatorët përmes uljes së çmimit final.

Por kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar këtë mundësi, duke theksuar se ndihma nga të ardhurat shtesë buxhetore do të fokusohet vetëm te një kategori specifike.

Sipas tij, përfituesit kryesorë do të jenë pensionistët, të cilët do të mbështeten sa herë që krijohen hapësira financiare, qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikime apo nga të ardhura të shtuara si pasojë e situatave të veçanta, si kriza aktuale e çmimeve.

Rama shtoi se nuk është e arsyeshme që kategori të tjera të kërkojnë më shumë nga buxheti sesa u takon, ndërsa theksoi se në vend ka pasur rritje të pagave si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Ai vuri në dukje se tregu i punës po ndryshon, duke theksuar se për punonjësit e kualifikuar kërkesa është rritur dhe kushtet e negociimit janë përmirësuar ndjeshëm.