
Gabimi i ChatGPT i kushton udhëtimin e ëndrrave çiftit!
E Enjte 14 Gusht 2025, 17:05
Dritare.net

Një çift influencuesish të rinj thanë se iu ndalua ngjitja në fluturimin e tyre për në Puerto Riko pasi ChatGPT u dha informacion të gabuar për vizën që u duhej për të hyrë në ishullin Karaibe.
View this post on Instagram
Në një video të ndarë nga turistët spanjollë në mediat sociale, TikTokera Mery Caldass duket me lot ndërsa ecën përmes aeroportit pas moslejimit për të udhëtuar. Ndërsa partneri i saj, Alejandro Cid, e ngushëllon, Caldass i thotë kamerës: ‘Shiko, gjithmonë bëj shumë kërkime, por pyeta ChatGPT dhe ata thanë jo’, duke iu referuar nëse u duhej vizë për të hyrë në vend./E.P-dritare.net

















