
Fjalë shqip nga Berlini: Merz uron Ramën për fitoren
E Enjte 15 Maj 2025, 11:11
Dritare.net
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një postim në platformën “X” (ish-Twitter), Merz shkroi:
“Urime Edi Rama, për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime! Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe takimin tonë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten.”
Ky mesazh vjen në prag të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 maj në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë liderë të shumtë evropianë për të diskutuar çështje të rëndësishme politike dhe të sigurisë në kontinent./K.C/dritare.net

















