
Flet për herë të parë Berisha: Kontrata e lobimit 6 mln dollarë nuk është për mua, por për shqiptarët
E Enjte 1 Maj 2025, 18:06
Dritare.net
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për herë të parë për kontratën e lobimit në SHBA për t'i hequr non-gratën, me vlerë 6 milionë dollarë.
“Kontrata është publikuar plotësisht, është për qëllimet dhe kauzat e drejta të PD. Pra në tërësi për marrëdhëniet midis PD, Shqipërisë dhe SHBA pasi… në fakt kjo kontratë nuk është vetëm për PD, por për çdo shqiptar, se McGonigal do ta marrë me vete Ramën… “, tha ai në konferencën me gazetarët./K.C/dritare.net

















