Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Demit për muajin maj 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Demit për muajin maj 2025 nga Christine Haas

Këtë muaj do jeni gjithë kohës të zënë me punë dhe nuk do i kushtoni rëndësi vetes dhe atyre që keni pranë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë problematike dhe e mbushur me debate të zjarrta. Pranojeni që në shumë momente partneri do ketë të drejte. E mira është që të ndryshoni sjellje pa qenë tepër vonë. Ju beqarët do keni disa mundësi për njohje të reja, por do keni frikë të hidhni hapa. Shëndeti do jetë mjaft delikat dy ose tre javët e para. Do e lini pas dore veten dhe nuk do i kushtoni rëndësi ndonjë shqetësimi të vogël. Më vonë do e shihni që gjithçka do jetë më e vështirë. Në planin financiar do jeni më të qarte për gabimet e bëra, por zor se do ja dilni t'i ndreqni shpejt. Kërkoni sa më parë ndihmë. Puna do jetë e vetmja që do shkojë mirë. Edhe nëse ishit në kërkim të një të tille do jeni me fat. /dritare.net