
Mbrëmjen e kaluar, në orët e vona, banorët e Ferma VIP janë përballur me një situatë të pazakontë dhe të papritur. Teksa po bisedonin në fermë, ata janë alarmuar nga disa zhurma të çuditshme që vinin nga jashtë ambientit të banimit.
Fillimisht, fermerët nuk e kuptuan për çfarë bëhej fjalë, por paniku nuk zgjati shumë. Ishte Ylli, një nga banorët që i siguroi të gjithë se bëhej fjalë për një dhelpër që ndoshta ishte afruar për ushqim ose thjesht nga kurioziteti.
Pasi dolën të gjithë jashtë për të parë se çfarë po ndodhte, Ylli tentoi ta trembë dhelprën duke gjuajtur disa gurë, me qëllimin që ajo të largohej pa u dëmtuar. Ngjarja ka sjellë një moment tensioni, por edhe të qeshura mes banorëve dhe publikut që ndjek spektaklin./K.C/dritare.net

















