
Horoskopi i Dashit për muajin maj 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Do keni shumë besim tek vetja juaj gjate gjithë këtij muaji dhe do arrini gjithçka që dëshironi. Ju që jeni në një lidhje, duhet ta forconi akoma më shumë bashkëpunimin me partnerin në mënyrë që çdo gjë t'iu ecë si e keni ëndërruar. Asgjë nuk është e pamundur. Ju beqarët do e keni të nevojshëm një partner në krah dhe duke u nisur nga kjo do jeni gati edhe për aventura kalimtare. Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë. Në javën e dytë mund të ndjeni pak lodhje dhe mungesë energjie, por ajo gjendje do kalojë shpejt. Gjendja e financave do përmirësohet ndjeshëm. Do i vini fre vetes dhe nuk do lejoni asnjë lloj shpenzimi të tepruar. Në punë rutina do ju pushtojë ditët e para. Mundohuni të frymëzoheni dhe të gjeni një tjetër arsye për të ecur para. Do i keni të gjitha mundësitë. /dritare.net

















