FOTO/ Bejruti i shkatërruar nga sulmet izraelite gjatë natës!
Dritare.net

Bejruti, kryeqyteti i Libanit, është goditur nga një seri sulmesh ajrore izraelite gjatë natës, duke shkaktuar dëme të mëdha në zona të banuara.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë janë plagosur nga sulmet e para. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi pas këtyre goditjeve u regjistrua edhe një tjetër valë raketash.
Sulmet erdhën menjëherë pasi Izraeli lëshoi një paralajmërim për evakuim për disa zona të qytetit, duke sinjalizuar përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
Pamjet nga terreni tregojnë ndërtesa të dëmtuara rëndë dhe zona të shkatërruara, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja.
Përshkallëzimi i konfliktit në Liban nisi disa javë më parë, kur grupi Hezbollah ndërmori sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit, duke e zgjeruar përplasjen në rajon./BBC