Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Rama viziton Japoninë! Pritja e veçantë me ngjyrat kuqezi në Tokio

Foto/ Rama viziton Japoninë! Pritja e veçantë me ngjyrat kuqezi

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Tokio, ku kryeqyteti japonez është dekoruar me flamuj të Shqipërisë dhe Japonisë në shenjë respekti protokollar dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Vizita fokusohet në zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha ekonomike, kulturore dhe diplomatike. Në agjendë parashikohet një takim bilateral me Kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, si dhe aktivitete të nivelit të lartë institucional.

Foto/ Rama viziton Japoninë! Pritja e veçantë me ngjyrat kuqezi

Gjatë qëndrimit në Tokio, Rama do të vizitojë edhe Universitetin e Kombeve të Bashkuara, ku do të marrë pjesë në një panel diskutimi mbi rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe rolin e Japonisë në këtë proces./K.C/dritare.net