Pamjet/ Zjarri përfshin kompleksin pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë
E Martë 14 Prill 2026, 17:05
Dritare.net

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fasadën e jashtme të një kompleksi banimi përballë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas pamjeve të publikuara, flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme, duke rrezikuar edhe një pallat tjetër që ndodhet në afërsi.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe tre ekipe zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale./K.C/dritare.net