Ky rrezik duhet të marrë fund! Braçe reagon pas zjarrit në Tiranë
Dritare.net

Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas zjarrit të madh në Tiranë, duke theksuar se më e rëndësishmja është që nuk ka viktima dhe se duhet një hetim i plotë për shkaqet e ngjarjes.
“Për fat të mirë nuk ka asnjë viktimë, jeta e para. Tani ka shumë rëndësi të fiket zjarri dhe çdo zjarrfikës që po punon në temperatura tejet të larta të jetë mirë e mos cenohet nga zjarri dhe temperatura e tij, përsëri jeta e para. Në këtë pikë, mirënjohje pafund për zjarrfikësit, burrat e RENEA-s dhe FNSH-së, si dhe burrat e gratë e ndihmës së shpejtë. Nesër duhet të nisë nga pyetja: i sati pallat është ky që digjet kështu? Hetimi i plotë dhe gjithëpërfshirës duhet të përfshijë institucionet dhe kompaninë, dhe kjo duhet të bëhet profesionalisht një herë e vetme. Pa hetim të plotë të gjithçkaje, këto ngjarje do të përsëriten, siç janë përsëritur dhe do të rrezikojnë jetë të tjera njerëzish. Ky rrezik duhet të marrë fund në këtë qytet. Le të kushtojë sa të dojë për kompanitë; ky qytet nuk ka pse e vuan këtë rrezik prej mënyrës dhe materialeve të ndërtimit”, u shpreh Braçe./K.C/dritare.net
View this post on Instagram