GJKKO shfuqizon masat e sigurisë për Ajola Xoxën
E Hënë 30 Mars 2026, 16:04
Dritare.net

Gjykata e Posaçme ka shfuqizuar masat e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Pavarësisht këtij vendimi, gjykimi ndaj saj do të vijojë, por pa asnjë masë sigurie në fuqi.
Ajola Xoxa kishte kërkuar heqjen e masave të sigurisë duke argumentuar gjendjen e saj shëndetësore, për shkak të shtatzënisë, si dhe nevojën për të pasur mundësi lëvizjeje jashtë vendit.
Ndërkohë, dosja ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij tashmë ka kaluar për gjykim. Veliaj ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025./K.C/dritare.net