Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e arrestit me burg për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e arrestit me burg për

Gjykata e Lartë ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili do të vijojë të hetohet në masën “arrest me burg”. Vendimi u dha nga Dhoma e Këshillimit me relatore gjyqtaren Albana Boksi, duke lënë në fuqi qëndrimin e mëparshëm të dy shkallëve më të ulëta të gjyqësorit: Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit.

Veliaj ndodhet prej pesë muajsh në paraburgimin e Durrësit, nën hetim për një sërë akuzash të ngritura nga Prokuroria e Posaçme.

Megjithatë, ky vendim nuk përbën një akt përfundimtar për sa i përket masës së sigurisë. Avokatët mbrojtës të kryebashkiakut kanë ende të drejtën ligjore për të vijuar me kërkesat për zëvendësimin e masës, duke iu drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme dhe më pas Apelit, nëse paraqesin argumente të reja ligjore ose faktike.

Në ditët në vijim pritet që Gjykata e Lartë të publikojë edhe arsyetimin e plotë të vendimit. Një tjetër rrugë e mundshme për mbrojtjen e Veliajt mbetet edhe Gjykata Kushtetuese, si hallka e fundit e sistemit gjyqësor në vend./K.C/dritare.net