Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Valë dorëheqjesh në Fier dhe Durrës! Rama nis pastrimin e strukturave

Valë dorëheqjesh në Fier dhe Durrës! Rama nis pastrimin e

Pas dorëheqjeve të shumta në radhët e drejtorëve në Vlorë, pritet që valë të ngjashme të vijë edhe në qarqet e Fierit dhe Durrësit. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se këtë pasdite do të jetë i pranishëm në këto dy qytete për të vijuar procesin e vetëpastrimit të brendshëm të strukturave drejtuese.

Në komunikimin e tij, Rama theksoi se ky është një proces domosdoshmërie, pas një periudhe të gjatë qëndrimi të të njëjtëve njerëz në pozicione të rëndësishme dhe si nevojë për t’u përballur me realitetin e qyteteve në transformim të vazhdueshëm.

“Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëlehtësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm. Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështetës tanë në zonë, diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete,” tha kryeministri Rama.

Procesi i vetëpastrimit shihet si një hap i domosdoshëm për rifreskimin e strukturave dhe për t’u përshtatur me ndryshimet dhe sfidat e reja që kanë qytetet e mëdha të Shqipërisë./K.C/dritare.net