
I penduari i drejtësisë hap letrat, rrëfen si i shpëtoi atentatit, i tmerrshmi i Fierit
Dritare.net
Skerdi Tase, i penduari i drejtëssië ka hapur “letrat” këtë të martë! Në seancën gjyqësore në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, Tase ka rrëfyer më tepër detaje lidhur me atentatin e dështuar ndaj Agim Boriçit.
Sipas “ushtarit” të Nuredin Dumanit, fillimisht ai së bashku me Henrik Hoxhën shkuan në spital për të ekzekutuar Boriçin, mirëpo nuk e gjetën.
Më pas ata u nisën drejt shtëpisë së tij ku dhe në afërsi të saj e panë “shënjestrën” e tyre duke pirë kafe me të vëllain.
Menjëherë hapi zjarr ndaj tyre me breshëri, por sipas Tases teksa ishte duke qëlluar i ngeci kallashi dhe për këtë arsye në “skenë” u fut Hoxha i cili filloi të qëllonte me pistoletë derisa i mbaruan plumbat.
Por, asnjë nga plumbat e dala nga armët e tyre nuk kapi asnjë nga vëllezërit Boriçi.
“Gim Boriçin shkuam ta qëllonim tek spitali por nuk e gjetëm, ishte larguar, në makinën e punës, Reno Klio kishim edhe armët, ishim të pajisur dhe me maska si këto që përdor policia, pastaj shkuam tek shtëpia e tij, e pamë duke pire kafe me vëllain, tha Henriku behu gati se qenkan të dy.
Ndaluam para lokalit fillova të qëlloj me ngeci kallashi. Henriku gjuajti me një pistoletë deri sa i mbaruan fishekët, ata nuk i kapi asnjë fishek”, tha Tase në GJKKO, tkes më tëj rrëfeu se dogjën automjetin, ku në përpjekje për t’i vënë zjarrin dogji edhe fytyrën dhe duart e tij.
“Dogjëm makinën pas atentatit diku tek shinat e trenit, u dogja dhe vet pak nga zjarri në fytyrë dhe duar, u larguam pastaj në shtëpi.
Kisha hedhur dorezat në një kosh plehrash pas atentatit ndaj Boriçit, edhe ato mu dogjën pak.
Henriku më bënte mua fajtor që nuk u bë puna siç duhet. Henriku kishte frik mos kishim lënë prova por “Reno”, Renato Saliaj i tha që të rrinim pa merak se s’kishin asgjë”, ka thënë Tase.
Ngjarja u regjistrua më 11 prill të 2018, ku në lokalin në pronësi të Agim Boriçit në Fier u qëllua me breshëri plumbash.
Autorët mundën të largohen dhe pak minuta më pas i vunë zjarrin mjetit për të humbur gjurmët. Ata përdorën makinën tip “Renault”, me targë greke “YNK 1329”. Por Boriçi më pas deklaroi në Policia se nuk kishte konflikte me asnjë person.
“Nuk jam person në kërkim dhe nuk ruhem nga askush. Mendoj se na kanë ngarkuar por s’kam lidhje me Boriçët e Lushnjes”, ka thënë ai asokohe, ndërkohë që vlen të theksohet se fatmirësisht si pasojë e këtyre plumbave nuk mbeti askush i lënduar.
Agim Boriçi njihet ndryshe edhe si i “tmerrshmi” i Fierit, i cili akuzohet për të paktën tre vrasje të dokumentuara dhe një nga pjestarët e bandës famëkeqe të Lushnjes./dritare.net

















